Britani: Dy arrestime të reja për sulmin në Mançester

Evropë

Britani: Dy arrestime të reja për sulmin në Mançester

Më: 27 maj 2017 Në ora: 11:11
Pjesëtarë të policisë britanike në një rrugë në Mançester

Policia britanike thotë se i ka bërë edhe dy arrestime të reja lidhur me sulmin terrorist vdekjeprurës në Mançester, derisa janë intensifikuar përpjekjet për ta zënë një rrjet të dyshuar, meqë besohet se sulmuesi vetëvrasës, Salman Abedi, kishte qenë pjesë e këtij rrjeti.

Policia e rajonit të Mançesterit ka njoftuar se dy meshkuj, të moshës 20 dhe 22 vjeeçare, janë arrestuar sot herët në mëngjes, të dyshuar për vepra terroriste.

Policia e ka shfrytëzuar një eksplodim të kontrolluar për të hyrë në një pasuri në pjesën veriore të qytetit, për t’i kryer arrestimet.

Tash, gjithsej 11 vetë të dyshuar janë në paraburgim.

Nga ky sulm vetëvrasës pas një koncerti në Mançester, më 22 maj, janë vrarë 22 vetë, shumë prej tyre fëmijë. Më se 60 vetë ende mbeten në spital, ndërsa 23 prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore.

Gazeta The Times ka raportuar sot se afro “23 mijë ekstremistë xhihadistë”, që jetojnë në Britani, ishin identifikuar nga oficerët e inteligjencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat