Policia metropolitane e Londrës e ka konfirmuar edhe zyrtarisht se sulmi në Londër është akt terrorizmi
Sipas policisë së paku dy incidentet, ai në Urën e Londrës dhe në Borough Market janë klasifikuara si terroriste.
“Ndërkaq incidenti në Vauxall me një therje nuk mund të konsiderohet si një sulm i lidhur me atë në Urën e Londrës dhe në Borough Market”, thuhet në komunikatën e Policisë metropolitane londineze.