Kriza me Katarin: Gjermania kërkon të kapërcehen përçarjet me shtetet arabe

Evropë

Kriza me Katarin: Gjermania kërkon të kapërcehen përçarjet me shtetet arabe

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 15:47
Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel

Gjermania ka bërë thirrje për përpjekje diplomatike për të zgjidhur krizën në rritje rreth Katarit, e cila akuzohet nga katër fqinjë arabë për financimin e terrorizmit.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Bahreini ndërprenë të hënën udhëtimet dhe marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

Duke folur pas takimit me homologun e tij të Katarit të premten, Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel bëri thirrje për heqjen e bllokadave të udhëtimit ujor dhe atij ajror.

Katarët i  kanë mohuar akuzat se  mbështesin ekstremistët islamikë.

Që nga mosmarrëveshja midis Katarit dhe fqinjëve të saj, Gjermania ka bërë për një zgjidhje diplomatike.

Gabriel u takua me ministrin e Jashtëm Saudit Adil al-Ahmad al-Jubayr dy ditë më parë dhe tha se të gjitha partitë janë të pajtimit  "për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat