Djali i Helmut Kohl i pikëlluar për babain e tij

Evropë

Djali i Helmut Kohl i pikëlluar për babain e tij

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 qershor 2017 Në ora: 06:02
Walter Kohl

Walter Kohl e kishte mësuar përmes radios vdekjen e babait të tij, Helmut Kohl. “Unë isha duke vozitur veturën,” tha 53 vjeçari përpara shtëpisë së babait të tij në Ludwigshafen-Oggersheim.

Helmut Kohl kishte mbyllur kontaktet me atë dhe vëllain më të ri Peter, prej shumë kohësh. Kjo vlente edhe për nipërit dhe mbesat. Ai vetë herën e fundit e kishte telefonuar verës 2011 dhe prej atëherë nuk i lejohej ta vizitonte.

“Ju shihni një njeri që është shumë i pikëlluar,” tha Walter Kohl përpara gazetarëve, shkruan “Bota sot”. Pak më parë kishte qenë në shtratin e vdekjes të babait të tij. Helmut Kohl ishte një person që kishte luftuar shumë për paqen dhe Europën.

Ish kancelari gjerman vdiq në moshën 87 vjeçare në shtëpinë e tij. Si pjesë e përçarjes së familjes Kohl dyshohet të jetë vetëvrasja e gruas së parë të Helmutit, Hannelore Kohl, njëherësh edhe nëna e dy djemve./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat