Zjarri në Londër, Khan: Ishte i parandalueshëm

Evropë

Zjarri në Londër, Khan: Ishte i parandalueshëm

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 19:09
Zjarri ne Londer

Zjarri në kullën Grenfell ishte një aksident i parandalueshëm i shkaktuar nga vite neglizhencë nga këshilli lokal dhe qeveritë - tha kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan. Duke folur pasi mori pjesë në një meshë në kujtim të viktimave, ai tha se zjarri ishte një katastrofë kombëtare që kërkonte një reagim kombëtar.

"Njerëzit janë të zemëruar, jo thjeshtë për shkak të reagimit të mangët të këshillit dhe qeverisë në ditët që pasuan por edhe për vitet neglizhencë nga këshilli. Ekziston një perceptim se këshilli dhe qeveria nuk i kuptojnë shqetësimet e tyre dhe nuk kujdesen për ta". Njerëzit në këtë komunitet janë të lodhur për vdekje me premtimet boshe të politikanëve", Sadiq Khan, kryebashkiak i Londrës.

Ai tha se zjarri, që mendohet se i ka marrë jetën të paktën 58 personave, ishte pasojë e gabimeve dhe neglizhencës së politikanëve, këshillit dhe qeverisë.
Në një analizë të tij tek Observer, të dielën, Khan sugjeroi se kullat e larta që datojnë nga vitet 60-70 duhet të shemben për të evituar katastrofa të tjera të ngjashme. Policia druan se numri i viktimave mund të rritet akoma më tej. Qeveria ka dërguar në zonë një ekip të sajin për të ndihmuar. 

Këshilli i Kensingtonit ndërkohë tha se do të bashkëpunonte plotësisht me hetimin publik. Këshilli është kritikuar gjerësisht për mënyrën se si e menaxhoi katastrofën me banorët që ankoheshin se zyrtarët kishin ofruar pak ndihmë apo informacion. Lideri i këshillit, Nik Paxhet Braun, tha se ka pasur zyrtarë të këshillit në terren menjëherë pas shpërthimit të zjarrit dhe se ata kanë punuar pa pushim që nga e mërkura. vetë kryeministrja Theresa May, pranoi se mbështetja për viktimat nuk ka qenë e mjaftueshme. 

"Reagimi i shërbimeve të emergjencës ka qenë heroik. Por, sinqerisht, mbështetja në terren për familjet që kishin nevojë për ndihmë apo informacione bazë, në orët e para pas katastrofës, nuk ishte e mjaftueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat