Një veturë është përplasur në një furgon policie para se të shpërthejë në flakë rreth zonës Champs Elysees të Parisit.
Shoferi, i cili ishte i armatosur, ka mbetur pa ndjenja dhe është lënduar rëndë, raportojnë mediat franceze.
Policia thotë se situata tani është nën kontroll, dhe nuk ka policë e as civilë të lënduar.
Franca është aktualisht në një gjendje të jashtëzakonshme pasi u godit nga një valë e sulmeve vdekjeprurëse terroriste në vitet e fundit, raporton BBC.
Një polic u qëllua për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm në Champs Elysees në prill, vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale.