Gjykata Evropiane dënon legjislacionin e Rusisë për homoseksualët

Evropë

Gjykata Evropiane dënon legjislacionin e Rusisë për homoseksualët

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 10:41
Ilustrim

Ligji "propaganda homoseksuale" i Rusisë është diskriminues dhe inkurajon homofobinë, ka vendosur Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Gjykatësit e Strasburgut thanë se Rusia kishte diskriminuar tre aktivistë të të drejtave të homoseksualëve që kundërshtonin ligjin.  Ligji u miratua në vitin 2013, duke ndaluar promovimin e homoseksualitetit tek njerëzit nën 18 vjeç.

 Ligji "përforcoi stigmën dhe paragjykimet dhe inkurajoi homofobinë", thuhet në  vendim.

Grupet e të drejtave të homoseksualëve dënuan ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat