Merkel: Vendet e BE-së të qëndrojnë së bashku

Evropë

Merkel: Vendet e BE-së të qëndrojnë së bashku

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 14:16
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u bëri sot thirrje 27 vendeve tjera anëtare të BE-së që të qëndrojnë së bashku gjatë bisedimeve për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Ajo tha se bisedimet janë të rëndësishme për të ardhmen e  integrimeve evropiane.

“Të qëndrojmë së bashku, ejani të mos ndahemi ndërmjet veti. Nuk bëhet fjalë vetëm për largimin e Britanisë nga Unioni, me të cilën dëshirojmë të mbetemi miq dhe të jetojmë në marrëdhënie të mira, por bëhet fjalë edhe për të ardhmen e BE-së”, ka porositur Merkel në konferencën për industrinë gjermane, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat