May: Reagimi ndaj zjarrit në ”Grenfell” dështim i shtetit

Evropë

May: Reagimi ndaj zjarrit në ”Grenfell” dështim i shtetit

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 18:31
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May theksoi sot se reagimi i parë që shteti bëri ndaj zjarrit në kullën ”Grenfell”, ishte një dështim.

”Zjarri ishte një dështim i shtetit, atij lokal dhe qendror”, deklaroi May gjatë debatit në Parlament, pas fjalimit të mbretëreshës Elizabeth II për qeverinë e re të vendit.

”Mbështetja ndaj banorëve të kësaj kulle, në momentet e para të rënies së zjarrit, kur ata e donin atë më shumë se çdo gjë tjetër, nuk ishte në nivelin e duhur”, pranoi May.

Ndërkohë, lideri opozitar laburist, Jeremy Corbyn i tha se ”çdo vdekje në atë kullë mund të ishte mënjanuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat