Erdogan: Ndihem mirë

Evropë

Erdogan: Ndihem mirë

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 16:08
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot se ndihet mirë pasi që për disa momente nuk e kishte ndier veten mirë gjatë lutjes në xhami me rastin e kremtimit të Fiter Bajramit.

Gazeta “Huriet” shkruan se Erdogan ka marrë ndihmë mjekësore, pasi nuk ndihej mirë gjatë lutjes së madhe në xhaminë “Mimar Sinan” në Stamboll.

Mediat tjera shkruajnë se Erdogan kishte mbetur pa vetëdije, por ky informacion nuk është konfirmuar.

Presidenti turk tha se ka probleme me tensionin e lartë.

“Ndihem mirë dhe vazhdoj me programin”, ka thënë Erdogan, i cili ka 63-vjeç dhe dikur ishte futbollist gjysmë-profesional. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat