Vendet anëtare evropiane të paktit NATO dhe Kanadaja do të shtojnë shpenzimet për mbrojtje për këtë vit për 4,3 për qind, deklaroi sot shefi i aleancës ushtarake Jens Stoltenberg, transmeton agjencia AFP.
Agjencia shkruan se në një vendim të tillë kanë ndikuar presionet e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka kërkuar që për mbrojtje të ndahen më shumë të holla.
“Për vitin 2017 parashikojmë madje rritje reale vjetore të shpenzimeve prej 4,3 për qind”, shkruan AFP.