Protestë në Spanjë kundër vrasjes së demave

Evropë

Protestë në Spanjë kundër vrasjes së demave

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 21:34
Protesta kundër vrasjes së demave

Rreth njëqind përkrahës të të drejtave të kafshëve protestuan sot në Pamplona dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund luftërave tradicionale me dema në Spanjë, një ditë para festivalit Sanfermines.

Sanfermines është festival, i cili mbahet çdo vit dhe fillon me ndezjen e raketave "chupinazo", pas së cilave pjesëmarrësit vrapojnë para demave në rrugët e ngushta të Pamplonës, ndërsa gara përfundon në arenën për luftë me dema.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat