Merkel nën presion pas manifestimeve të dhunshme kundër G20-ës

Evropë

Merkel nën presion pas manifestimeve të dhunshme kundër G20-ës

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 20:02
Hamburg

Autoritetet gjermane, me Angela Merkel në krye, janë mbajtur si përgjegjës për dhunën që shoqëroi samitin e G20-tës në Hamburg dhe dëmtojnë imazhin e vendit në planin ndërkombëtar.

Në një shkrim plot sarkazëm, gazeta me e lexuar e Gjermanisë “Bild”, bëri sot përgjegjës për trazirat kancelaren duke e akuzuar se dështoi në mbajtjen e rendit publik që në përplasjet e para të enjten, raporton AFP.

“Ndjenja e sigurisë që shteti duhet të garantojë ka pushuar së ekzistuari në Hamburg”, shkruan gazeta, duke vendosur krerët gjermanë në një situatë të vështirë tre muaj nga zgjedhjet legjislative.

Nga ana tjetër kancelarja e dënoi këtë dhunë si të papranueshme, ndërkohë që një tjetër manifestim i konsiderueshëm parashikohet sot si dhe pritet të ketë përplasje të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat