Ankaraja s'i lejon ligjvënësit gjermanë të vizitojnë trupat e tyre

Evropë

Ankaraja s'i lejon ligjvënësit gjermanë të vizitojnë trupat e tyre

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 19:28
Germany -- The meeting Bundestag

Ankaraja ka refuzuar lejen e ligjvënësve gjermanë për të vizituar ushtarët që shërbejnë në një bazë ajrore pranë qytetit Konia të Turqisë.

Një refuzim i Turqisë, më herët, për t'i lejuar ligjvënësit gjermanë që të vizitojnë trupat e tyre në bazën Incirlik, ka bërë që Berlini t'i zhvendosë ato trupa në Jordani.

Për arsye historike, forcat e armatosura të Gjermanisë janë nën kontrollin parlamentar dhe Berlini këmbëngul që parlamentarët të kenë qasje tek ushtarët e tij.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë u tha anëtarëve të Komitetit Parlamentar të Mbrojtjes se Turqia ka kërkuar që udhëtimi i paraparë për 17 korrik, të shtyhet, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes, Rainder Arnold, tha se qeveria, sidomos kancelarja gjermane, Angela Merkel, duhet të marrë hapat e nevojshëm, për t'iu mundësuar ligjvënësve të vizitojnë trupat në Konia.

Dy vendet janë në mosmarrëveshje për një varg çështjesh, përfshirë refuzimin e Berlinit për të ekstraduar azilkërkuesit që Ankaraja i akuzon për përfshirje në përpjekjen për grushtshtet, vitin e kaluar, në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat