Një vit nga tentim grushtshteti në Turqi

Evropë

Një vit nga tentim grushtshteti në Turqi

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 07:53
Tentim grushtshteti në Turqi

Sot bëhet një vit nga tentim grushtshteti në Turqi, prapa të cilit qëndruan një grup i ushtarakëve të komandës turke.

Përpjekja e ushtrisë turke për ta marrë pushtetin në Turqi me forcë, dështoi pas thirrjes që presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u bwri qytetarëve përmes rrjeteve sociale, të cilët në mënyrë masive dolën dhe bllokuan forcat ushtarake.

Pas kësaj dite, më shumë se 50  mijë ushtarë, policë e nëpunës shtetërorë u burgosen, kurse dhjetra mijëra të tjerë u larguan nga vendet e punës. Për këtë pushteti turk e ka akuzuar lëvizjen Fetho të klerikut Fehtullah Gulen, i cili jeton në SHBA.

Tentim grushtshteti ka lënë shumë pyetje të pasqaruara, pasi disa nga vendet perëndimore për këtë e akuzojnë presidentin Erdogan, i cili përmes këtij plani arriti që të forcojë pushtetin e presidentit dhe të marrë kompetenca më të mëdha për vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat