Mogherini: Në Trieste u dërgua porosia e qartë për Ballkanin

Evropë

Mogherini: Në Trieste u dërgua porosia e qartë për Ballkanin

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 21:40
Federica Mogherini

Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste është dërguar porosia e qartë, se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Ballkanin dhe se duhet vazhduar rrugën drejt Evropës së bashkuar.

Kështu ka porositur shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini përmes një shkrimi në bllogun e saj.

Ajo thotë se gjatë samitit është punuar edhe në disa projekte praktike për bashkëpunimin rajonal, avancimin e transportit dhe rritjen e shkëmbimeve në Ballkan.

Mogherini theksoi se samiti i Triestes ishte edhe një rast për “bisedime të gjata” me presidentin francez Emmanuel  Macron për Ballkanin, Afrikën, situatën në Gjirin Persik dhe mbrojtjen evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat