Aeroplanët luftarakë gjermanë e detyrojnë një aeroplan korean të aterojë në Shtutgart

Evropë

Aeroplanët luftarakë gjermanë e detyrojnë një aeroplan korean të aterojë në Shtutgart

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 13:06
ilustrim

Dy aeroplanë luftarakë gjermanë e kanë detyruar një aeroplan me 200 udhëtarë të kompanisë ajrore “Korean Air” të aterojë në Shtutgart.

Aeroplanët luftarakë u ngritën pasi aeroplani i agjencisë së Koresë Jugore, duke udhëtuar nga Seuli për në Zuri, kishte dështuar të përgjigjej në radio të shtunën mbrëma, sipas zyrtarëve të aeroportit të Shtutgartit, raporton DPA.

Nuk është e qartë se çfarë e kishte shkaktuar humbjen e kontaktit me radio.

Si pasojë, udhëtarët e prekur janë bllokuar në aeroport, duke e kaluar natën në aeroport në jugperëndim të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat