Austria e gatshme të ndërmjetësojë në kontestin kufitar Kroaci-Slloveni

Evropë

Austria e gatshme të ndërmjetësojë në kontestin kufitar Kroaci-Slloveni

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 14:39
Ilustrim

Presidenti i Austrisë, Aleksander van der Belen i bëri thirrje sot Kroacisë dhe Sllovenisë që të zgjedhin kontestin bilateral rreth kufirit në Adriatik dhe tha se Vjena zyrtare është e gatshme të ndërmjetësojë, derisa kolegët e tij sllovenë dhe kroatë përsëritën qëndrimet kontradiktore rreth kësaj çështjeje.

“Do të bëjmë të gjitha që ky problem të zgjidhet”, tha Van der Belen, në konferencën për media pas takimit trelateral me kolegët nga Kroacia dhe Sllovenia, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Borut Pahor në Salzburg.

Ndryshe, Gjykata e arbitrazhit në Hagë ka marrë vendimin sipas të cilit Sllovenisë i takojnë tri të katërtat e Gjirit të Piranës dhe një korridor drejt detit të hapur.

Ndërkohë ka pasur disa incidente në Gjirin e Piranës, për të cilat thuhet se fajtor është pala kroate, derisa nga Zagrebi është thënë se anijet e policisë sllovene tri herë kanë shkelur linjën kufitare në detin ndërmjet dy shteteve.

Sllovenia ka njoftuar se vendimi i Gjykatës së arbitrazhit në Hagë duhet respektuar, por Zagrebi nuk ka shprehur një gatishmëri të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat