Italia shqyrton vendosjen e vizave të përkohshme për migrantët

Evropë

Italia shqyrton vendosjen e vizave të përkohshme për migrantët

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 16:47
Migrantët në Itali

Italia po shqyrton vendosjen e vizave të përkohshme, të cilat do t’iu mundësojnë migrantëve që të udhëtojnë në gjithë Bashkimin Evropian, deklaroi sot zëvendës ministri i Jashtëm i këtij shteti Mario Giro.

Ai tha se Italia dëshiron që t’i shmanget hapave të njëanshëm, por është kundër zbatimit rigoroz të ligjit të Bashkimit Evropian, sipas të cilit migrantët mbeten në vendin e parë në të cilin arrijnë, transmeton AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat