Merkel dënon ndalimin e aktivistëve gjermanë në Turqi

Evropë

Merkel dënon ndalimin e aktivistëve gjermanë në Turqi

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 20:53
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dënuar ashpër sot Turqinë për shkak të ndalimit të aktivistëve gjermanë për të drejtat e njeriut, në mesine të cilëve është edhe Peter Steudtner, duke vënë në dukje se ky veprim është absolutisht i pajustifikueshëm dhe se qeveria gjermane do të bëjë gjithçka për të siguruar lirimin e tyre.

"Ne jemi të bindur se ky arrestim është absolutisht i pajustifikueshëm. Ne, si qeveri gjermane, e dënojmë dhe shprehim solidaritetin tonë edhe me të arrestuarit tjerë", tha Merkel.

Aktivistët gjermanë për të drejtat e njeriut dhe konsulenti Peter Steudtner,  janë ndaluar në Turqi pas një seminari që kanë mbajtur në Turqi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat