Përshkallëzohet tensioni mes Italisë dhe Austrisë

Evropë

Përshkallëzohet tensioni mes Italisë dhe Austrisë

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 23:45
Ilustrim

Austria ka kërcënuar se do të mbyllë kufirin në Brener nëse Italia i shkon deri në fund idesë për ti dhënë viza të përkohshme emigrantëve në vend, në mënyrë që këta të fundit të kenë mundësi të lëvizin në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Reagim i ashpër ndaj hipotezës se Italia mund të japë viza për emigrantët në vend. Brukseli kërkon në mënyrë të qartë që autoritetet italiane të mos japë asnjë dokument udhëtimi për azilkërkuesit në mënyrë që të evitohen lëvizjet sekondare të emigrimit mes vendeve të Bashkimit Europian.

Nga ana saj Vjena përmend sërish mbylljen e kufirit në Brener.

Ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz dhe ai i brendshëm Vofgang Sobotka kërcënuan me rivendosje të menjëhershme të kontrolleve në kufirin mes Italisë dhe Austrisë, nëse Roma pajis me leje kalimi emigrantët në vend.

Ministri i jashtëm Kurz theksoi se pajisja me viza do të ishte absurde sepse nëse njerëzit do të mund të kalonin kufijtë, do të ishin më të shumtë të tjerët që do vendosnin të emigronin. Dhe një gjë e tillë nuk do lehtësonte situatën as në Italia e as në Greqi.

Ministri i ri dhe lideri i Popullorëve theksoi se nëse një gjë e tillë ndodhte, atëherë kufiri në Brener do të mbyllej brenda 24 orësh pasi nuk mund të lejohet lëvizja e refugjatëve në veri.

Nga ana e tij ministri i brendshëm Sobotka pohoi se janë marrë të gjithë masat dhe asnjë situatë nuk do i gjejë të papërgatitur.

Ndërsa Kurz në Bruksel deklaroi se shpëtimi në Mesdhe nuk nënkupton se refugjatët do të kenë një biletë për Europën Qendrore.

Italia ka nevojë për mbështetjen dhe solidaritetin tonë për të mbyllur itinerarin në Mesdhe, shtoi ai.

Por Roma komentoi me ironi deklaratën e ministrit austriak duke thënë se është e lodhshme të përgjigjesh për çdo xhiro valsi, pasi çështja e kufirit në Brener është diskutuar dhe zgjidhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat