Kontroll i trenave pas një alarmi për bombë

Evropë

Kontroll i trenave pas një alarmi për bombë

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 20:18
Trenat ndërkombëtarë që qarkullojnë në Hungari iu nënshtruan sot kontrolleve pas një alarmi për bombë

Të gjithë trenat ndërkombëtarë që qarkullojnë në Hungari iu nënshtruan sot kontrolleve pas një alarmi për bombë, që shkaktoi ndërprerje të mëdha në rrjetin hekurudhor.

“Të gjithë trenat ndërkombëtarë që qarkullojnë në territorin e Hungarisë, janë kontrolluar nga policia”, theksoi Virag Locsei, zëdhënës i kompanisë publike të transportit hekurudhor MAV, raporton AFP.

“Këto kontrolle kanë shkaktuar vonesa prej dy orësh”, deklaroi MAV duke shtuar se rreth 20000 udhëtarë ishin prekur nga këto ndërprerje.

Policia hungareze theksoi se ishte alarmua pas një telefonate anonime që njoftonte se një bombë ishte vendosur në një tren ndërkombëtar, që qarkullonte në Hungari.

Në mëngjes, pasagjerët e 18 trenave u evakuuan si masë parandaluese. Ata rifilluan menjëherë më pas udhëtimin e tyre.

“Trena të tjerë që kanë hyrë në vend janë kontrolluar në kufi”, deklaroi zëdhënësi i MAV.    

Këto kontrolle do të marrin fund në mesnatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat