Nis programi 24 orësh i lajmeve në Uzbekistan

Evropë

Nis programi 24 orësh i lajmeve në Uzbekistan

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 14:31
Ilustrim

Uzbekistani ka nisur sot me transmetim 24 orësh të një kanali televiziv të lajmeve, që sipas zyrtarëve është përshkuar si hap që vendin e largon nga izolimi.

Ozbekistan-24 ka nisur sot transmetimin, në mesin e shumë përshëndetjeve nga shikuesit, të cilët kanë thënë se “ është koha që Uzbeskistani të zgjohet”.

Stafi i televizionit ka theksuar se ideja e një transmetimi të tillë me raportime në gjuhën uzbeke, ruse dhe angleze është inicuar në maj, nga presidenti, Shavkat Mirziyaev.

Kanali i ri planifikon të shtojë gradualisht raportimet edhe në katër gjuhë të tjera.

Mirziyaev që prej kur ka marrë postin e presidentit ka marrë disa hapa për hapjen e vendit, drejt botës, pas një periudhe të gjatë autokracie në Uzbekistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat