Turqi, gjenden hambarë drithërash të vjetër 3.500 vite

Evropë

Turqi, gjenden hambarë drithërash të vjetër 3.500 vite

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 17:29
Hambarët

Në kuadër të gërmimeve arkeologjike në zonën Kaymakci në afërsi të pellgut Golmarmara në provincën Manisa, pjesa perëndimore e Turqisë, gërmuesit kanë gjetur hambarë drithërash për të cilët është konfirmuar se i përkesin Epokës së Vonshme të Bronzit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të punimeve gërmuese në Kaymakci, që përbëhet nga shtëpi dhe kala në të cilat supozohet të kenë jetuar paraardhësit e lidianëve, vendbanimi më i madh në Epokën e Vonshme të Bakrit në rajonin e Egjeut, ka sjellë në dritë zbulime historike të rajonit që njihet për produktivitetin bujqësor.

Sinan Unlusoy, profesor universitar dhe zëvendëskryetar i punimeve të gërmimit që realizohen nga një ekip arkeologësh nga universitete të shquara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Evropës dhe Turqisë, tha se punimet në këtë rajon kanë dhënë rezultate befasuese, duke shtuar se janë në përpjekje për të zbuluar detajet e jetesës së njerëzve në Epokën e Vonshme të Bakrit.

"Nga rezultatet e befasishme të gërmimeve tona janë shtëpitë, strukturat dhe rrugët, si dhe shumë hambarë drithërash në formë të rrumbullakët", tha Unlusoy, duke shtuar se hambarë të ngjashëm bëhen edhe ditët e sotme në shumë fshatra të Anadollit.

"Megjithatë, numri i hambarëve në Kaymakci, madhësia dhe dimensionet e tyre janë të mjaft të mëdha. Farat e gjetura në hambarët në fjalë na japin të dhëna rreth asaj se çfarë aktivitete bujqësore janë zhvilluar. Këto hambarë do të na ofrojnë të dhëna rreth kushteve ekonomike të asaj epoke dhe madje edhe për rendin politik", shtoi Unlusoy.

Ai tha se shpresojnë që të arrijnë rezultate lidhur me metodat bujqësore, speciet bimore dhe shtazore, mjedisin dhe stilin e të ushqyerit të njerëzve në Epokën e Vonshme të Bakrit.

Unlusoy po ashtu informoi se brenda hambarëve janë gjetur fara gruri, elbi dhe rrushi, që është vlerësuar se i përkasin periudhës para 3.500 vitesh.

Rajoni, i cili në burimet e Perandorisë Hitite në vitet 2000 para erës sonë njihet si "Shteti i Lumit Seha", supozohet të ketë qenë vendbanim katër herë më i madh se Troja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat