Merkel, Putin, Macron dhe Poroshenko bisedojnë për paqen në Ukrainë

Evropë

Merkel, Putin, Macron dhe Poroshenko bisedojnë për paqen në Ukrainë

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 21:32
Merkel, Putin, Macron

Udhëheqësit e Gjermanisë, Rusisë, Francës dhe Ukrainës, Angela Merkel, Vladimir Putin, Emmanuel Macron dhe Petro Poroshenko, kanë zhvilluare sot biseda telefonike për situatën në Ukrainë dhe premtuan se do të vazhdojnë me zbatimin e planit të paqes për Ukrainën Lindore.

Siç raporton AP, katër udhëheqësit premtuan për të ndihmuar zbatimin e marrëveshjes së paqes, të arritur më parë në Minsk.

Sipas OKB-së, rreth 10,000 njerëz janë vrarë në konfliktin e Ukrainës që prej fillimit të tij në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat