Katalonia përgatitët për shpalljen e pavarësisë

Evropë

Katalonia përgatitët për shpalljen e pavarësisë

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 19:42
Ilustrim

Kuvendi i Katalonisë ka miratuar sot ndryshimet procedurale, që do të përshpejtojnë shpalljen e pavarësisë së vendit, nëse votuesit në këtë rajon i thonë po pavarësisë gjatë referendumit që mbahet më 1 tetor për shkëputje nga Spanja.

Procedura e re ligjore, e lejon Kataloninë të shpallë pavarësinë brenda 48 orëve pas referendumit, në qoftë se qytetarët i thonë po pavarësisë.

Ky vendim ka thelluar edhe më tej tensionet mes autoriteteve të Barcelonës dhe qeverisë qendrore në Madrid, e cila referendumin e konsideron të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat