Finlandë: Putini në vizitë derisa shënohet 100 vjetori i pavarësisë nga Rusia

Evropë

Finlandë: Putini në vizitë derisa shënohet 100 vjetori i pavarësisë nga Rusia

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 17:26
Vladimir Putin (majtas) dhe Sauli Niinisto, gjatë konferemncës së sotme për shtyp

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot ka arritur në Finlandë, në vizitë njëditëshe, derisa në këtë vend festohet 100 vjetori i pavarësisë nga Rusia.

Putin arriti pasdite afër qytetit Savonlina, në kufirin lindor, për të biseduar me presidentin e Finlandës, Sauli Niinist, për raportet e dyanshme dhe çështjet ndërkombëtare.

Kjo vizitë, po ashtu, po bëhet derisa Rusia dhe Kina kanë zhvilluar ushtrime ushtarake detare në Detin Baltik.

Finlanda, që i ka 1,400 kilometra kufi të përbashkët me Rusinë, nuk është anëtare e NATO-s, por ka bashkëpunuar me këtë alenacë ushtarake perëndimore për vite të tëra.

Finlanda hapur ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit më të afërt, e ndoshta edhe për anëtarësim në NATO, por kjo çështje është kundërshtuar nga Moska.

Në tetor të vitit të kaluar, Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara e kanë nënshkruar një marrëveshje për mbrojtje dhe për rritje të bashkëpunimit ushtarak, pas shkeljeve të dyshuara të hapësirës ajrore të Finlandës nga aeroplanët luftarakë të Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat