BE-ja zgjeron sanksionet kundër Koresë së Veriut

Evropë

BE-ja zgjeron sanksionet kundër Koresë së Veriut

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 18:35
ilustrim

Bashkimi Evropian zgjati sot listën e personave dhe subjekteve që preken nga sanksionet ndaj Koresë së Veriut.

Të 28 anëtarët e BE-së kanë rritur rregullisht ngrirjen e të ardhurave dhe të mundësive të lëvizjes kundër personave dhe subjekteve koreanoveriore që janë në listën e tyre të zezë, pas shkeljeve të vazhdueshme nga Pheniani të rezolutave të OKB-së.

Pas testimit të raketave balistike ndërkontinentale koreanoveriore që janë në gjendje të arrijnë kontinentin amerikan, Kombet e Bashkuara miratuan më 5 gusht masat më të ashpra deri tani kundër Koresë së Veriut, me qëllim që të godasë të ardhurat jetësore që nxirren nga eksportet.

Në përputhje me këtë rezolutë të OKB-së, anëtarët e BE-së njoftuan në një komunikatë se kanë shtuar nëntë individë dhe katër subjekte në listën e tyre të zezë, mes të cilave bankën shtetërore koreanoveriore “Foreign Trade Bank”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat