Mogherini: Kriza rreth Koresë Veriore të zgjidhet përmes rrugës paqësore

Evropë

Mogherini: Kriza rreth Koresë Veriore të zgjidhet përmes rrugës paqësore

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 12:15
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka bërë thirrje për zgjidhje urgjente të krizës në Gadishullin korean përmes rrugës paqësore dhe jo asaj ushtarake.

“Ekziston një nevojë urgjente për de-eskalimin e tensioneve në Gadishullin korean. Ky është prioritet i BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare. Ftoj Korenë Veriore që të përmbahet nga aksionet tjera provokuese, të cilat mund të krijojnë tensione rajonale dhe globale”, thuhet në deklaratën e Mogherinit.

Ajo ka theksuar se BE-ja mbështet bashkëpunimin diplomatik me partnerët me qëllim të de-eskalimit të situatës dhe arritjes së de-nuklearizimit të plotë në Gadishullin korean përmes rrugës paqësore.

“Kjo është rruga e vetme deri te paqja afatgjatë. BE është e gatshme të mbështesë procesin për krijimin e dialogut kredibil me Korenë Veriore dhe bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Mogherini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat