Ministri turk për Çështje evropiane, Omer Celik, deklaroi sot se komentet e kancelares Angela Merkel për ndaljen e procesit të zgjerimit të unionit doganor ndërmjet Ankarasë dhe BE-së dëmtojnë kredibilitetin e unionit.
“Kjo është deklaratë e papërshtatshme. Duhet të theksojmë se asnjë vend anëtar i BE-së nuk duhet t’u japë urdhra institucioneve evropiane ose proceseve evropiane”, tha Celik në konferencën për media në Ankara.