Sulmuesi në Finlandë kishte thirrur “Allahu Ekbar” para se të kryente sulmin

Evropë

Sulmuesi në Finlandë kishte thirrur “Allahu Ekbar” para se të kryente sulmin

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 16:39
Finlandë

Personi që ka therur me thikë disa persona sot në qytetin Turku të Finlandës kishte thirrur “Allahu ekber” para se të kryente sulmin, shkruajnë mediat britanike.

Policia ka plagosur dhe arrestuar sulmuesin, ndërkohë që mediat lokale ende nuk janë të sigurta nëse bëhet fjalë për një apo për më shumë sulmues.

Dëshmitarët thanë se disa persona u qëlluan me thikë, para se policia të arrestonte sulmuesin.

Sulmi i sotëm në Finlandë vjen pasi atij në Barcelonë të Spanjës ditën e djeshme ku një furgon përplasi për vdekje 13 persona dhe plagosi 100 të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat