Tragjike, si u përplas për vdekje nga furgoni babai me djalin në dorë

Evropë

Tragjike, si u përplas për vdekje nga furgoni babai me djalin në dorë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 16:53
Pamje nga ngjarja

Ka nisur identifikimi i 13 viktimave nga sulmi terrorist në Barcelonë. Njëri prej tyre është Bruno Gulotta, një italian, babai i dy fëmijëve.Lajmin e ka dhënë punëdhënësi i tij, Tom Hardëare, i cili njoftoi vdekjen e “kolegut dhe mikut” të tij në internet, duke thënë se ai kishte qenë në pushime me gruan dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.

Njëra prej tyre, vajza e Gulota, Aria, është vetëm shtatë muajshe dhe kurrë nuk do ta njohë babanë e saj, thanë miqtë.35-vjeçari po ecte në sheshin La Rambla me gruan e tij, e cila po mbante vajzën e saj të vogël në krahë, raportoi La Repubblica.Gulotta po mbante për dore djalin e tij pesëvjeçar, kur ai u godit nga furgoni, dhe djalin që po zvarritej arriti ta shpëtonte e ëma, shkruan Panorama.Sakaq, viktima më e vogël e sulmit është një 3 vjeçare spanjolle, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Vogëlushja ndodhej së bashku me nënën dhe dajën e kësaj të fundit në momentin e ngjarjes.Gjithashtu të vdekur nga sulmi mbetën daja 65 vjeç Francisco Lopez Rodriguez dhe nëna e vogëlushes.

Nga sulmi mbetii vdekur dhe një tjetër italian, Luca Russo. I riu italian shoqërohej nga e dashura e cila mbeti e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.44-vjeçarja nga Belgjika Elke Vanbockrijck, e cila ndodhej me pushime me bashkëshortin dhe fëmijët është një tjetër nga viktimat. Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se një 6-vjeçare, nacionaliteti i së cilës nuk bëhet i ditur ndodhet në spital në gjendje të rëndë. I humbur rezulton dhe 7-vjeçari Julian Cadman, i cili mendohet se është nga Britania e Madhe.Heidi Nunes nga California, SHBA ka shkruar online se ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj Jared Tucker, 43 vjeç, i cili ndodhej dje në Barcelonë në të njëjtin vend ku ndodhi sulmi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat