Barcelona homazhe për viktimat e atentateve

Evropë

Barcelona homazhe për viktimat e atentateve

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 20:25
Homazhet në Barcelonë

Barcelona bëri sot homazhe, në katedralen e njohur të Sagrada Familia, për viktimat e atentateve të Katalonjës, ndërkohë që policia ka zbuluar detaje tronditëse për vrasësit, të cilët dispononin 120 bombula gazi.

“Autorët e atentateve të së enjtes dhe të premtes në Spanjë po përgatisnin kryerjen e një apo disa sulmeve të njëpasnjëshme, kur një gabim ka shkaktuar shpërthimin që shkatërroi banesën ku po përgatiteshin sulmet”, deklaroi kreu i policisë katalanase, Josep Lluis Trapero.

“Në këtë banesë në Alcanar, 200 kilometra në jugperëndim të Barcelonës, xhihadistët kishin depozituar 120 bombula gazi”, theksoi ai duke shtuar se policia e kishte bërë këtë zbulim duke inspektuar në gërmadhat e banesës.

Pas shpërthimit që ndodhi të mërkurën në mbrëmje, celula ndërmori një atentat të dysfishtë me automjete në Barcelone dhe Cambrils duke shkaktuar 14 të vdekur dhe 100 të plagosur.

I pranishëm në shërbesën fetare të rrethuar nga masa të larta sigurie, përfshirë snajperët në tarracat e ndërtesave aty pranë, ishte edhe kryeministri Mariano Rajoy.

Kardinali Juan Jose Omella, kryepeshkopi i Barcelonës bëri thirrje për paqe e unitet, duke shtuar se “ne do ta kapërcejmë frikën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat