Erdogan bën thirrje për një shuplakë elektorale ndaj partive gjermane CDU, SPD dhe të Gjelbërve

Evropë

Erdogan bën thirrje për një shuplakë elektorale ndaj partive gjermane CDU, SPD dhe të Gjelbërve

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 23:03
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje sot turqve të Gjermanisë t’u japin një “shuplakë” partive të koalicionit qeverisës në Gjermani dhe të Gjelbërve në zgjedhjet e përgjithshme, duke përsëritur thirrjen që shkaktoi zemërimin e Berlinit.

 Erdogani u ka kërkuar edhe të premten turqve me nënshtetësi gjermane t’i “japin një mësim” Partisë Kristiandemokrate (CDU), Partisë Sociademokrate (SPD) dhe të Gjelbërve, të cilat, sipas tij, janë treguar “të parespektueshme” ndaj Turqisë, me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 24 shtatorit.

 Deklaratat e tij kishin shkaktuar zemërimin e qeverisë gjermane të koalicionit e drejtuar nga kancelarja Angela Merkel.

 Gjatë një fjalimi të mbajtur sot përpara përkrahësve të tij në Stamboll, presidenti turk u kërkoi përsëri turqve të Gjermanisë të mos votonin për partitë “armike të Turqisë”.

“Jini me ata që janë dashamirë të Turqisë. Pak rëndësi ka nëse janë parti të vogla, jepuani atyre votën. Atëherë ato do të bëhen të fuqishme”, deklaroi ai.

 “Sipas mendimit tim, ata që sulmojnë Turqinë në këtë mënyrë meritojnë një shuplakë në këto zgjedhje”, theksoi Erdogan pa dhënë hollësi për cilat parti duhej të votonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat