Sulmi në Barcelonë: Kërkimi për të dyshuarin kryesor zgjerohet në të gjithë Evropën

Evropë

Sulmi në Barcelonë: Kërkimi për të dyshuarin kryesor zgjerohet në të gjithë Evropën

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 10:38
Younes Abouyaaqoub

Kërkimi për shoferin e që vrau 13 persona në sulmin e javës së kaluar në Barcelonë, është zgjeruar në të gjithë Evropën, thonë zyrtarët katalansë, shkruan BBC.

Policia thotë se tashmë kanë konfirmuar identitetin e shoferit, por nuk e kanë zbuluar emrin e tij.

Zyrtari katalans, Joaquim Forn tha për radion lokale: “Çdo gjë sugjeron se shoferi i furgonit është Younes Abouyaaqoub”.

Autoritetet thonë se nuk mund të përjashtojnë mundësinë që ai të ketë kaluar kufirin për në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat