Tërmet në Itali, persona të plagosur dhe të humbur

Evropë

Tërmet në Itali, persona të plagosur dhe të humbur

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 23:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Panik në Ischia të Italisë pas lëkundjes së fortë të shkaktuar nga tërmeti me magnitudë 3.6. Tronditja është ndjerë rreth orës 20:57 e cila ka goditur ishullin dhe brigjet.

“Një tronditje dhe pastaj errësirë”, tregojnë dëshmitarët, të cilët kanë dalë menjëherë në rrugë.

Mediat italiane shkruajnë se tërmeti ka shkatuar shumë dëme në veri, në komunën Casamicciola, ku në sheshin Maio është shembur një ndërtesë. Gjithashtu është shkatërruar edhe kisha e Purgatorit.

Sipas mediave italiane shumë hotele janë të izoluara. Nga të dhënat e para raportohet për persona të plagosur dhe të humbur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat