Hahn dënon përzierjen e Turqisë në kampanjën zgjedhore në Gjermani

Evropë

Hahn dënon përzierjen e Turqisë në kampanjën zgjedhore në Gjermani

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 22:47
Johanes Hahn

Komisari evropian për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Johanes Hahn, vlerësoi sot se është e papranueshme përzierja e Turqisë në kampanjën parazgjedhore në vendet tjera.

Deklarata e tij vjen si reagim ndaj thirrjes së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan që diaspora turke në Gjermani të mos votojë për kancelaren gjermane Angela Merkel, CDU-n e saj, por as për SPD dhe Të Gjelbrit, duke thënë se këto parti janë kundër Turqisë.

Hahn kërkoi nga vendet anëtare të BE-së që të shqyrtojnë “pasojat strategjike”.

Ai tha se bisedimet për hyrjen e Turqisë në BE, pas vendimit të vendeve anëtare të BE-së që të mos hapet ky kapitull, janë “de fakto” të ngrira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat