Merkel kërkon vazhdim të kontrolleve të kufijve në Evropë

Evropë

Merkel kërkon vazhdim të kontrolleve të kufijve në Evropë

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 22:01
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot për vazhdim të kontrolleve në kufijtë e hapësirës Schengen, ndërkohë që Komisioni Evropian parashikon rikthimin e lirisë së qarkullimit deri në nëntor, me rënin e fluksit të emigrantëve.

“Duke u bazuar në situatën aktuale, ne kemi nevojë për këto kontrolle në kufi”, vlerësoi Merkel gjatë një konference për shtyp në Berlin.

Zgjatja e këtyre kontrolleve do të jetë një prej çështjeve kryesore gjatë takimit të nesërm mes Merkel dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker në Berlin.

Shumë vende evropiane, mes të cilave edhe Gjermania, kanë rikthyer kontrollet e identitetit në kufij në vitin 2015 si përgjigje ndaj fluksit masiv të refugjatëve, të ardhur kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat