Bashkimi Evropian ka qasjen ‘fillo-ndalu’ ndaj bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë, gjë të cilën Ankaraja nuk mund ta pranojë, tha sot ministri për Çështje evropiane i Turqisë, Omer Çelik.
“Qasja ‘nga tash kemi ngrirë bisedimet dhe tash i kemi nisur’ është i papranueshëm për ne”, deklaroi Çelik pas takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në kryeqytetin e Estonisë, Talin