Turqia urdhëron arrestimin e ish-personelit të Agjencisë së Inteligjencës

Evropë

Turqia urdhëron arrestimin e ish-personelit të Agjencisë së Inteligjencës

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 10:48
Erdogan

Turqia lëshoi urdhër-arreste për 63 persona përfshirë ish-personelin e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), lidhur me lidhjet e dyshuara me klerikun që jeton në ShBA Fetullah Gulen, të akuzuar për orkestrimin e grushtit të shtetit vitin e kaluar.

Operacioni i policisë u nis në 21 krahina në të gjithë Turqinë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Ankaraja thotë se kleriku Fethullah Gulen, i cili  jeton në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999, ishte pas organizmit të tentativës së dështuar për grusht-shtet,  në korrik  të vitit 2016.

Gulen ka mohuar  në mënyrë të  ripërseritur përfshirjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat