Alarmohet Franca: Bërtiti “Allahu Akbar” dhe theri katër kalimtarë rasti dhe tre policë

Evropë

Alarmohet Franca: Bërtiti “Allahu Akbar” dhe theri katër kalimtarë rasti dhe tre policë

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 21:00
Pamje nga video

Një burrë ka sulmuar kalimtarët e rastit në qendër të qytetit derisa bërtiti “Allahu Akbar”.

Ky burrë ka therur dhe goditur me grushta e shkelma katër kalimtarë në qytetin francez Toulouse.

Në këtë sulm të përgjakshëm janë sulmuar edhe tre policë, derisa sulmuesi besohet të jetë një ish-pacient i spitalit psikiatrik.

Pas intervenimit të forcave të shumta të policisë, ky burrë është arrestuar, por derisa është futur në veturën e policisë bërtiste në gjuhën arabe “Allahu është i plotfuqishëm”.

“Ishim duke biseduar në rrugë kur ky burrë filloi të na sulmojë. Ai fillimisht e sulmoi djalin tim dhe më pas vajzën”, ka deklaruar një dëshmitar.

Dyshohet se ky burrë ishte liruar në prill të këtij viti nga spitali psikiatrik. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat