Polonia rrit shpenzimet e mbrojtjes

Evropë

Polonia rrit shpenzimet e mbrojtjes

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 19:07
Poloni

Dhoma e ulët e Parlamentit polak miratoi sot një ligj që parashikon një rritje të shpenzimeve për mbrojtjen kombëtare deri në nivelin e 2,5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2030, krahasuar me 2 për qind që është aktualisht.

Fillimisht buxheti polak për mbrojtjen do të arrijë 2,1 për qind në vitin 2020.

Numri i ushtarëve do të kalojë nga 130000 aktualisht në 200000 në vitin 2030, nga të cilët 130000 do të jenë ushtarë profesionist.

Buxheti i Polonisë për mbrojtjen u rrit në vitin 2017 në 8,8 miliardë euro.

“Bëhet fjalë që nga njëra anë t’i përgjigjemi angazhimeve të marra nga të gjithë anëtarët e NATO-s gjatë samitit të Varshavës dhe nga ana tjetër t’i përgjigjemi një urgjente të Polonisë përballë rrezikut në lindje”, deklaroi në parlament, Antoni Macierewicz ministër i Mbrojtës në qeverinë konseravtore nacionaliste polake.

NATO-ja në përbërjen e saj pret një rritje prej 4,3 përqind të shpenzimeve për mbrojtjen në Evropë dhe në Kanada në vitin 2017, njoftoi në qershor sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, duke theksuar se 2017 do të jetë viti i tretë radhazi me rritje të buxheteve ushtarake të vendeve anëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat