Krahu i djathtë i ish-presidentit Janukoviç hetohet për grusht-shtet

Evropë

Krahu i djathtë i ish-presidentit Janukoviç hetohet për grusht-shtet

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 19:12
Krahu i djathtë i presidentit ukrainas, Lavrynovytch është i akuzuar për orkestrim dhe pjesëmarrje në një grusht-shtet

Gjykata ukrainase urdhëroi sot ndalimin e një ish-ministri të Drejtësisë me akuzën për grusht-shtet, pasi ka marrë pjesë në 2010 në një reformë kushtetuese që forconte kompetencat e ish-presidentit pro-rus Viktor Janukoviç.

Oleksandre Lavrynovytch, 61 vjeç u la në paraburgim për një afat 60 ditor nga një gjykatë e Kievir, njoftoi prokuroria e përgjithshme në një deklaratë. Ai rrezikon dhjetë vite burg nëse shpallet fajtor.

Krahu i djathtë i presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç i shkarkuar pas revoltës popullore në 2014, Lavrynovytch është i akuzuar për orkestrim dhe pjesëmarrje në një grusht-shtet për shkak të rolit të tij në miratimin e një reforme të diskutueshme të Kushtetutës.

Kjo reformë, që forconte kompetencat presidenciale u miratua në 2010 nga Gjykata Kushtetuese dhe jo nga Parlamenti, siç e kërkon Kushtetuta. Oleksandre Lavrynovytch mbante në atë periudhë postin e ministrit të Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat