Zgjedhje të parakohshme parlamentare pas rrëzimit të qeverisë

Evropë

Zgjedhje të parakohshme parlamentare pas rrëzimit të qeverisë

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 21:37
Bjarni Benediktsson

Kryeministri islandez njoftoi sot organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për herë të dytë në më pak se një vit, pas tërheqjes së një partie të koalicionit të qendrës së djathtë.

Zgjedhjet priten të zhvillohen para fundit të vitit, me shumë gjasa në nëntor, pak më shumë se një vit pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme të shkaktuara nga skandali i Panama Papers, saktësoi Bjarni Benediktsson gjatë një konference shtypi në Reikjavik.

Qeveria islandeze humbi shumicën të premten, më pak më se vit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me tërheqjen e një partie të koalicionit që akuzon kryeministrin se ka mbuluar figurën e babait e tij në një çështje të komplikuar gjyqësore. 

“Komiteti ekzekutiv ‘E ardhmja e artë’ vendosi t’i japë fund bashkëpunimit me qeverinë e Bjarni Benediktsson”, njoftoi partia e qendrës në faqen e saj në Facebook, duke përmendur mungesën e besimit brenda qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat