Merkel: Erdogani duhet të paguajë çmimin

Evropë

Merkel: Erdogani duhet të paguajë çmimin

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 16:28
Angela Merkel

Gjermania nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç se të ashpërsojë marrëdhëniet ekonomike me Turqinë, për ta detyruar Ankaranë zyrtare që të lirojë shtetasit e burgosur gjermanë.

Kështu ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Duhet të ulim ende bashkëpunimin ekonomik me Turqinë dhe të shqyrtojmë projektet”, tha kancelarja gjermane për mediat gjermane.

Zyrtarët gjermanë janë të zemëruar, pasi që Turqia arrestoi dhjetëra shtetas gjermanë për, siç thuhet, arsye politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat