700 kryebashkiakë katalanas në përkrahje të pavarësisë

Evropë

700 kryebashkiakë katalanas në përkrahje të pavarësisë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 18:29

Me thirrjet “ne do të votojmë” dhe “pavarësi”, më shumë se 700 nga 948 bashkitë e Katalonjës, shfaqën sot në Barcelonë vendosmërinë e tyre për të organizuar një referendum vetëvendosje për rajonin e tyre, pavarësisht ndjekjeve juridike.

Qeveria spanjolle është angazhuar të pengojë këtë referendum, duke e cilësuar antikushtetues.

Por më shumë se dy të tretat e kryabashkiakëve katalanas janë angazhuar të hapin ambientet e bashkive të tyre për votim, që do të zhvillohet më 1 tetor.

Prokuroria e përgjithshme e Spanjës urdhëroi të mërkurën prokurorët e Katalonjës të dënojë kryebashkiakët që janë gati të bashkëpunojnë në organizimin e votimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat