Bremen: Arrestohet ish luftëtari i ISIS

Evropë

Bremen: Arrestohet ish luftëtari i ISIS

Nga: Fitim Dika Më: 18 shtator 2017 Në ora: 22:17
ilustrim

Policia gjermane ka arrestuar një 28 vjeçar në Bremen, i cili mendohet se është pjesë e terroristëve të ISIS, shkruan "SZ". I dyshuari është me origjinë çeçene dhe pasaportë ruse, thanë nga Prokuroria e Hamburgut që ndjek hetimet. 28 vjeçari gjithashtu ka qenë në Siri ku ka luftuar krahas ISIS.

Në gjithë Gjermaninë ka rreth 700 persona të cilësuar si të rrezikshëm për vendin./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat