Dyshohet për incident në stërvitjet ushtarake Zapad 2017

Evropë

Dyshohet për incident në stërvitjet ushtarake Zapad 2017

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 14:53
Manovrat ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë, Zapad 2017.

Një ueb faqe ruse ka postuar përplasjen e një rakete afër dy personave që po ndiqnin manovrat e përbashkëta ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë, Zapad 2017.

Ende ëshë e paqartë se kur ka ndodhur incidenti dhe a ka pasur lëndime të rënda.

Sipas faqes së internetit ku është postuar videoja, 99.ru, pamjet vijnë nga qytetin rus, Yekaterinburg.

Në video shihet një persona duke ecur, dhe një raketë e lëshuar nga helikopteri që godet një kamion ushtarak vetëm disa metra larg personit.

Nuk ka pasur asnjë reagim nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, por mediat shtetërore dhe të pavarura ruse, kanë cituar shtypin e Qarkut Ushtarak Perëndimorë të Rusisë ku është thënë se video nuk përbën ndonjë aksident aktual.

Fontanka.ru, duke cituar burime të paidentifikuara, ka raportuar se tri raketa janë hedhur në zonën ku civilët dhe makinat ushtarake ishin të parkuara.

Sipas raportit një person kishte marrë ndihmë mjekësore.

Manovrat Zapad 2017, në mes të Rusisë dhe Bjellorusisë patën nxitur pakënaqësi tek NATO, rreth përmasavë të këtyre stërvitjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat