Xhandarmëria spanjolle nis operacion të gjerë në Katalonje kundër referendumit për pavarësi

Evropë

Xhandarmëria spanjolle nis operacion të gjerë në Katalonje kundër referendumit për pavarësi

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 13:33
Spanjë

Madrid, 20 shtator - Xhandarmëria spanjolle ka nisur një operacion kundër institucioneve zyrtare të Qeverisë Autonome të Katalonjës, të cilët kanë marrë iniciativën për të organizuar referendumin për pavarësi më 1 tetor, pavarësisht se i njëjti është shpallur i jashtëligjshëm në Spanjë.

Agjencitë spanjolle të lajmeve kanë njoftuar se ekipet e xhandarmërisë, të cilët kanë ndërmarrë një operacion me udhëzim të Prokurorisë, kanë kryer kontrolle duke hyrë në disa ndërtesa zyrtare të lidhura me Qeverinë Autonome të Katalonjës si institucioni i çështjeve ekonomike, i punës dhe i sigurisë sociale, çështjeve financiare dhe punëve të jashtme.

Në lajmet e shtypit kombëtar është pretenduar se është ndaluar Josep Maria Jove një nga ndihmësit e zv.presidentit të Katalonjës dhe ministër i Ekonomisë, Oriol Junqueras.

Xhandarmëria spanjolle ka intensifikuar operacionet në ditët e fundit për të ndalur tentativën e referendumit për pavarësi më 1 tetor dhe në bastisjet e kryera ndaj disa kompanive janë konfiskuar më shumë se 1.5 milion dokumente dhe materiale propaganduese në lidhje me referendumin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat