Ura që ndan dy shtete dhe problemi shumëvjeçar i demarkacionit mes Bosnjës dhe Kroacisë

Evropë

Ura që ndan dy shtete dhe problemi shumëvjeçar i demarkacionit mes Bosnjës dhe Kroacisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 shtator 2017 Në ora: 12:08
Kufiri mes Bosnjës dhe Kroacisë

Kroacia tenton të ndërtojë urën Peljashac në Dalmaci, ndërsa Bosnja kërcënon me hapa diplomatik, shkruan “Der Standard”.

Ura do duket elegante - me shtylla të bardha në detin e kaltër të Adriatikut. Ura Peljeshac do lidh gadishullin e Dalmacisë me pjesën tjetër të Kroacisë. Në fakt ajo nuk lidh dy vende por do mbikalojë shtetin fqinj: Bosnjën. Për shkak se bregdeti kroat është i ndarë në mes nga një zonë 14 kilometra e gjatë që i takon Bosnjës, konkretisht qyteti Neum.Në fakt aty është ndarë edhe territori i BE. Kush udhëton nga pjesa veriore e Kroacisë drejt Dubrovnikut, duhet ta jap pasaportën dyherë, përcjell botasot.info.

Për këtë Zagrebi kërkon të ndërtojë urën prej 2007, megjithatë projekti është ngrirë jo vetëm për shkak të mungesës së parave, por se kjo urë më shumë ndan sesa bashkon dy vende. Bosnja është kundër ndërtimit të urës, deri në momentin kur kufijtë detarë nuk janë përcaktuar. Bëhet fjalë për dy shkëmbinj dhe një pjesë e vogël e ishullit Klek, që nuk dihet se kujt i takojnë: Bosnjës ose Kroacisë.

Image

Kërkesa për stopim

Për shkak se punimet kanë filluar këtë vjeshtë, Bosnja ka bërë kërkesë deri te shteti fqinj dhe Brukseli, që të bllokohet punimi i urës dhe të niset menjëherë me bisedimet për demarkacionin. BE duhet të ndërmjetësojë, por ajo nuk është e paprekur pasi financon 85 përqind të projektit me vlerë 375 milion euro. Boshnjaku Bakir Izetbegovic, ka kritikuar Europën që ka financuar një projekt të tillë, pa biseduar njëherësh me Bosnjën. Nëse punimet nuk ndalojnë brenda 60 ditëve, atëherë Bosnja kërcënon me akcione diplomatike kundër Kroacisë.

Probleme të brendshme

Por Bosnja ka probleme të brendshme dhe përfaqësuesi i tretë i republikës, kroati Dragan Covic, qëndron katërcipërisht pas ndërtimit të urës, sikur të jetë përfaqësues i vendit fqinj. Ai ka mbështetjen e presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitarovic, nëse bëhet fjalë për ndryshimin e kodit zgjedhor. Pra Covic dhe Grabar-Kitarovic – më shumë i lidh ndjenja e së ashtuquajturës “aleanca etnike”. Kjo ka qenë çdoherë kontra-produktive për Bosnjën.

Në Sarajevë ekziston frika pasi anijet e mëdha që do lundrojnë drejt Neumit, mund të kenë probleme me gjatësinë e urës. Kjo frikë mund të jetë e tepërt, pasi Neumi i vogël, vështirë se mund të presë ankorimin e anijeve të mëdha. Kryeministri kroat Andrej Plenkovic mendonte se ura përkundër gjithë kritikave do ndërtohet, por gjithashtu do ketë bisedime me shtetin fqinj. Rreth demarkacionit dy shtetet fqinje kishin filluar diskutimet në 1999, por asnjëherë nuk është ratifikuar.

Bosnja tani mendon ti jap fund kësaj./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat